Xhevdet Smakiqi është emëruar ushtrues detyre i kryeshefit të Postës së Kosovës. Ai këtë e ka konfirmuar edhe për KOHËN.
“Po është e vërtetë që jam emëruar. Vendimin e ka marrë bordi ditën e djeshme”, ka thënë shkurt ai.
Smakiqi deri më tash ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion.