12 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 271 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të mërkurën janë regjistruar edhe 417 të shëruar.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).
217 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 1066 mostrave. Me këto raste, shifra totale e të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 49 mijë e 577 nga fillimi i pandemisë. Në nivel vendi janë regjistruar 1284 vdekje, ndërsa janë shëruar 37 mijë e 572 persona. Numri i rasteve aktive është 10 mijë e 721.
Rastet e reja janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri.