Sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë takim me institucionet përgjegjëse ku do të diskutohet për zbatimin e masave kundër COVID-19.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Qeveria është thënë se gjatë takimit do të ketë propozime për gjendjen me pandeminë por jo edhe masa tjera.
Takimi i sotëm pritet të mbahet në oraën14:00, ndërsa, një orë më vonë, do të ketë edhe konferencë për media.