A po cenohen të dhënat e atyre që po aplikojnë për 10 për qindëshin e trustit

Në ditën e parë të aplikimit, për disa orë u shfaqën probleme në aplikim, sepse siç u tha nga zyrtarët pati sulm kibernetik.

Kjo ndërhyrje, ngjalli dyshime te qytetarët se të dhënat e tyre mund të cenoheshin.

Një gjë të tillë nuk mund të ndodhë, sipas ekspertëve të sigurisë.

Reklama e sponzorizuar

Hoxhaj thotë se nëse këto të dhëna do të ishin keqpërdorur tashmë të gjithë do ta kuptonin.

Se mund të ketë pasur një sulm kibernetik në sistemin e aplikimit, e thotë edhe profesori universitar Blerim Rexha.

Rexha tregon se si mund të kryhej aplikimi pa pasur një fluks të madh në të njëjtën kohë, duke mbajtur aktiv sistemin.

Deri të shtunën pasdite, për të tërhequr 10% të kursimeve të tyre, kanë aplikuar mbi 260 mijë qytetarë.