Komuna e Prishtinës ka publikuar njoftim të ri lidhur me bizneset që kanë fituar grantet.
Përmes një postimi në Facebook, komuna ka bërë të ditur se bizneset përfituese të grantit që nuk i kanë dorëzuar dokumentet plotësuese do të mund të i dorëzojnë edhe gjatë ditës së hënë, me 28 dhjetor.
Komuna ditë më parë ka publikuar hapat që duhet ndjekur lidhur me dorëzimin e dokumenteve për bizneset të cilat kanë qenë përfituese të granteve.