BQE: Pasiguria mbetet e madhe për ekonominë e zonës euro

Pasiguria mbetet e madhe për ekonominë e zonës euro përsa i përket dinamikës së epidemisë së COVID-19 dhe kalendarit për vendosjen e vaksinës, konfirmoi sot Banka Qendrore Europiane, në përfundim të takimit për politikën monetare.

“Këshilli i guvernatorëve do të vazhdojë të qëndrojë i gatshëm për të rregulluar instrumentet e tij, siç është e nevojshme”, përballur me një pasiguri që mbetet e lartë në lidhje me dinamikën e pandemisë dhe ritmin e vendosjes së vaksinave”, theksoi institucioni, që zgjati dhe amplifikoi programet e blerjes së borxheve kundër krizës./atsh