Kaloni shumë kohë bashkë, por ata vazhdojnë të jenë një mister për ju? Duke filluar nga sot do mësoni t’i deshifroni edhe kur nuk flasin.
Ky mini-udhëzues ju shpjegon si të interpretoni mendimet dhe sjelljen e personave që punojnë përkrah jush çdo ditë. Disa herë, për shkak të situatave apo respektit që ekziston në një ambient pune, natyra e vërtetë e personave është e fshehur, por ekzistojnë disa “truqe” për të kuptuar gjërat e pathëna.
Mjafton një lëvizje e trupit, një shikim më tepër dhe mund të zbulohet gjithçka, por ekspertja e sjelljes Brigitte Marx-Lang, na lajmëron: “Asnjëherë mos gjykoni një person vetëm për shkak të një gjesti ose një veprimi sepse duhen marrë gjithmonë parasysh faktorë të ndryshëm për të kuptuar çdo situatë”.
Këto janë këshillat për të kuptuar gjuhën e trupit.
– Konsideroheni si një person jo kompetent kur ju ndërpresin sa herë që flisni: është një sinjal i qartë që nuk vlerësoheni sa duhet.
– Ju konsiderojnë si përtac nëse nuk keni reagime instinktive, ose kur jeni pak si “i qetë”: kjo merret si mungesë dëshire për të punuar.
– Nuk kanë shumë besim te ju nëse dukeni “fëminor” ose flisni me “zëra kalamajsh”.
– Konsideroheni pak si shumë i apasionuar pas punës dhe keni etje për pushtet nëse kaloni pjesën më të madhe të kohës tek tavolina e kolegut tuaj, duke e zgjedhur dhe muzikën që ai duhet të dëgjojë.
– Ngjani arrogant nëse ngrini shpesh vetullën ose cepin e buzës: asimetria e fytyrës shihet si një shenjë përçmimi dhe antipatie.
– Konsideroheni të turpshëm nëse qëndroni shpesh me krahët e kryqëzuara, nëse nuk shikoni në sy të tjerët dhe flisni me zë të ulët.