Kjo është dita kur mund të tërhiqen paratë e Trustit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë që 212 milionë euro mund të tërhiqen nga qytetarët.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u përmend qysh moti.

Por hapa konkretë për jetësimin e tij, u morën këtë të premte kur edhe u votua në Kuvendin e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

E menjëherë pas kësaj në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti tregoi për hapat e mëtejmë.https://video.gjirafa.com/embed/kur-mund-te-terhiqen-parate-e-trustit?autoplay=true&am=true

Ai tha se pas tetë ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti.

Hoti tha se prej shumës së paraparë për këtë vit, 365 milionë euro nga buxheti i shtetit, deri tani janë ndarë 280 milionë, për biznese dhe qytetarë.

Kryeministri i vendit shtoi se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar,  Kosova radhitet në mesin e vendeve me pakon më të madhe për rimëkëmbje ekonomike.

Qeveria e Kosovës mund të bie por asnjëherë të shantazhohet, ka thënë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti kur është pyetur se a është shantazhuar ekzekutivi nga Lista Serbe lidhur me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti ka thënë se në ditët e ardhshme do të adresojë disa çështje me Listën Serbe.