Rikuperon Dollari ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten

Këtë të mërkurë Dollari amerikan ka rikuperuar përballë monedhës vendase në raport me dje duke u blerë sot me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon edhe sot të blihet me 121.5 lekë dhe të shitet me 122.1 lekë sikurse edhe një ditë më parë duke mos shënuar luhatje të vlerës.

Paundi britanik gjithashtu nuk ka shfaqur lëvizje të kuotës këtë mëngjes duke vijuar sërish të blihet me 141 lekë dhe të shitet me 142 lekë sikurse edhe ditën e martë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane është dobësuar në raport me dje pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 111.6 lekë dhe është shitur me 112.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/