Contour Global dërgon Kosovën në arbitrazh ndërkombëtar për shkak të projektit Termocentrali “Kosova e Re.
Ishte ndërrmarrja e fundit që u dërgua në arbitrazh ndërkombëtar.
Por Telekomi i Kosovës nuk e gëzon më atë epitet.
Kjo pasi që Kosova është dërguar në arbitrazh ndërkombëtar nga kompania Countor Global për projektin Termocentrali ‘’Kosova e Re”.
Ministria e Ekonomisë njoftoi se kjo ka ndodhur për shkak të tejkalimit të afatit për mbyllje financiare të këtij projekti.
Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi nuk jep shumë detaje për këtë rast.
Por, ajo që konfirmon Istrefi është se Kosova rrezikon të humb 20 milionë euro.
Njohësit e çështjeve juridike në vend, thonë se ka shumë gjasa që këtë rast ta humb shteti i Kosovës.
Kurse se Kosova po humb shumë nga këto dërgimi në arbitazh e thotë edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje Eman Rrahmani.
Ai thotë se dërgimi në arbitazh është i pakuptueshëm.
Kosova ka edhe disa raste të tjera në të cilat është dërguar në arbitrazh dhe në total nga këto procese rrezikon të humb 300 milionë euro.