Kush sa do të marrë nga tërheqja e 10 përqindshit në Trust?

Pas hyrjes në fuqi të Projektligjit për Rimëkëmbjen ekonomike, të votuar sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i është hapur rruga mundësisë që secili kontributdhënës t’i tërheqë 10 për qind të kursimeve nga Trusti.

Por jo të gjithë qytetarët do të përfitojnë vërtetë nga kjo mundësi.

Reklama e sponzorizuar

Kush sa do të marrë nga tërheqja e 10 përqindshit në Trust?

Gjysma e kontributpaguesve apo mbi 312 mijë persona kanë më pak se një mijë euro të kursyera.

Rreth 27% e kontributpaguesve apo afër 167 mijë persona mund të tërheqin mesatarisht 9 euro.

10% e kontributpaguesve (65,756 persona) mund të tërheqin mesatarisht 37 euro. 

7% e kontributpaguesve (afër 51 mijë persona) mund të tërheqin mesatarisht mbi një mijë euro kursime. /Buletini Ekonomik/