Konfiskohen rreth 100 kg produkte të mishit, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të “Prodhimit, vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor” në Klinë.

Është arrestuar një person i dyshimtë, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit, 96 kilogramë pa plotësuar kushtet minimale për transport.

Inspektorët e AUVK-it, kanë bërë asgjësimin e produkteve.

Reklama e sponzorizuar

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.