Nga gjithsej 650 mijë llogari, 332 mijë qytetarë kanë aplikuar në Trust. Pagesat brenda dhjetorit.
Ka disa ditë, që sytë e gjithë kosovarëve, janë në drejtim të tyre.
Madje, ashtu siç pritej, interesimi për tërheqjen e 10% nga Trusti, doli shumë i madh.
Për vetëm 4 ditë, gjysma e qytetarëve që kanë llogari në këtë institucion, tashmë kanë aplikuar.
Zëdhënësi në Trust, Jeton Demi, ka thënë se vetëm në 8 orët e para, mbi 300 mijë herë është tentuar të aplikohet.
Demi po ashtu ka shpjeguar edhe arsyen se pse disa mijëra qytetarë në dy ditët e para, kanë pasur probleme në aplikim.
Ndërkohë, për lëshimin e të hollave në llogaritë e qytetarëve, Demi thotë se është duke u punuar që gjithçka të kryhet brenda dhjetorit.https://video.gjirafa.com/embed/per-4-dite-332-mije-qytetare-aplikojne-ne-trust?autoplay=true&am=true
Ndërkohë, nga 650 mijë llogaritë në Fondin e Kursimeve Personale, Demi thotë se presin 500 mijë aplikime.
Ndërsa sipas tij, 150 mijë persona pritet të mos aplikojnë fare, shkaku i kursimeve të pakta.
Për këtë, qytetaret kanë drejtë të aplikojnë për tërheqjen e 10% të kursimeve të tyre, deri me 6 prill të vitit 2021.