Qeveria e Kosovës do të mbajë sot në mbledhje, ku në rend dite ka 21 pika për shqyrtim.
Një prej pikave është edhe për shpronësimet e pronave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, ku do të shqyrtohet propozim-vendimi përfundimtar për shpronësimet shtesë, raporton Express.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi I Projektit: Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, është pika e 13’të e rendit të ditës.
Lidhur me këtë projekt, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të premten se po shkon drejt përfundimit.
Ka thënë se janë të vendosur që puna të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më parë.
“Autostrada Prishtinë-Gjilan po shkon drejt përfundimit. Mbi 75% të punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar. Është ndarë buxheti për vazhdimin e saj deri te Dheu i Bardhë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, por edhe jemi të vendosur që puna të ecë e të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më pare”, ka shkruar Kurti në Facebook.