Mbi 110 mijë restorante janë mbyllur përgjithmonë në SHBA shkaku i pandemisë

Rreth 17 për qind e restoranteve amerikane tashmë janë mbyllur përgjithmonë, me industrinë në rrezik të mëtejshëm sipas një raporti të ri.

Shoqata Kombëtare e Restoranteve po i lutet publikisht Kongresit të miratojë stimuj të rinj për të ndihmuar industrinë që është dëmtuar nga pandemia, raporton cnn.

Grupi tha të hënën se 110 mijë restorante tashmë janë mbyllur përgjithmonë në vitin 2020, me 10 mijë prej tyre të mbyllura në tre muajt e fundit.

Reklama e sponzorizuar

Grupi lëshoi rezultate nga një sondazh i gjashtë mijë operatorëve të restoranteve, duke zbuluar se 87 për qind e restoranteve me shërbim të plotë raportuan një rënie mesatare prej 36 për qind të të ardhurave dhe 83 për qind pret që shitjet të jenë “edhe më të këqija” gjatë tre muajve të ardhshëm ndërsa virusi vazhdon të godasin Shtetet e Bashkuara.

Dhe 37 për qind e restoranteve thanë se “nuk ka gjasa” që ato të jenë të hapura në gjashtë muaj nga tani, nëse nuk ka ndihmë shtesë qeveritare.

Një propozim stimulues dypalësh që përfshin një shtrirje të Programit të Mbrojtjes së Paycheck, të cilin një grup që përfshin senatorin demokrat, Mark Warner të Virginias dëshiron, mund të zbulohet këtë javë. Sidoqoftë, bllokimi i çështjeve të tjera do të thotë se është e paqartë nëse do të arrihet një marrëveshje.