Amandamenti i kryetares së kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetes, Mimoza Kusari- Lila për ndihmë të prodhuesve vendor është miratuar në seancën e sotme për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ani pse mori 40 vota pro, deputetët e koalicionit qeverisës nuk votuuan pro tij. Ndërkaq, deputetja Kusari-Lila e arsyetoj atë.
“Buxheti i shtetit që kalon në shpenzim, përmes procedures së tenderimit të ketë dispozitë të veçantë për perparsinë në oferta të produkteve në prodhime vendore. Ky amandament parasheh rastin nese çmimi i aplikuesit dhe prodhuesit vendor nuk është i lartë sesa ofertuesi i huaj, atëherë i jepet përparësi prodhuesit vendor” tha ajo.