Murati kërkon nga deputetët që të votohet vendimi për zgjatjet buxhetore

Hekuran Murati nga Komisioni për buxhet dhe transfere në seancën e Kuvendit ku në rend dite është miratimi i Buxhetit për vitin 2021, ka kërkuar të miratohet vendimi për zgjatje buxhetore.

Murati po ashtu bëri të ditur se komisioni sot i ka dhënë dritën e gjelbër këtij Projektligji.

“Ka pas disa tentativa të kalohet në komisionin, por nuk është arritur të bëhet. Ne sot kemi mbajtur një mbledhje dhe kemi shqyrtuar këtë projektligj ku me shumicë votash ka marrë dritën e gjelbër ky projektligj që ti rekomandohet seancës për miratim”, ka thënë Murati.

Reklama e sponzorizuar

Murati shtoi se votimi i zgjatjeve buxhetore për muajt shkurt dhe mars do të ndihmonte tejkalimin e një krize të mundshme në rast se nuk votohet Buxheti për vitin 2021.

“Propozoj që si kuvend ta miratojmë vendimin për zgjatje buxhetore, i cili vendim nëse s’ka ndonjë vendim për buxhet, ky vendim të vlejë dhe e kundërta në rast se Buxheti votohet atëherë ky vendim do të shfuqizohet”, tha Murati.