​Qeveria e Kosovës vendos për rithemelimin e Lotarisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar Projektligjin për rithemelimin Lotarisë se Kosovës.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se, Projektligji parasheh rithemelimin e Lotarisë që parashihet të jetë sukses juridik i ish subjektit Lotarisë së Kosovës.

“Një sqarim, ky Projektligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Lotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”, tha Bajrami.

Reklama e sponzorizuar

Bajrami sqaron se kjo nuk do të thotë se do të hapen edhe bastoret e kazinot.

“Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Lotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, përfundoi ajo.