Qeveria miraton Planin kombëtar për eficençë të energjisë 2019-2021

Plani kombëtar për efiçencë të energjisë 2019-2021 është miratuar në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj tha se ky Plan është  një dokument voluminoz që përfshinë të gjitha specifikat në pajtim me të gjitha aktet nënligjore në vend.

Reklama e sponzorizuar

“Plani është një dokument voluminoz ku përfshihen të gjitha specifikat. Plani kombëtar është në pajtim me rregulloren e punës dhe aktet e tjera nënligjore”.

Në këtë mbledhje gjithashtu është vendosur që të formohet ndërmarrja publike “Eko-natyra” në Skenderaj.

Nitaj me këtë rast tha se komuna e Skenderajt ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara në koordinim me institucionet përkatëse.

“Kërkoj të themelohet ndërmarrja publike ‘Eko-natyra’ në Skenderaj. Propozimi është shoqëruar nga dokumentacionin dhe materiali është në koordinuar me institucionet përkatëse”.

“…komisioni i ministrave pas diskutimeve, ka ardhur në konstatim se Kuvendi komunal ka plotësuar të gjithë kriteret dhe rekomandohet që të formohet kjo ndërmarrje”.