Me ftohjen e motit, pronarët e bizneseve iu thonë lamtumirë punëtorëve sezonalë dhe mendojnë për një strategji për biznesin që të mbajnë të njëjtin vrull si në verë.
Mos u ulni dhe të prisni që të vijë piku i sezonit tjetër. Bizneset që përdorin mençuri produktive mund ta vendosin vetë suksesin përgjatë gjithë vitit. Ja se çfarë duhet bëni për të mbajtur biznesin tuaj në mendjet e njerëzve gjatë fazës së ardhshme.
Krijoni një vitrinë sezonale
Kur dizenjoni vitrinën e biznesit tuaj të vogël, ju duhet të merrni në konsideratë objektivin e saj. Ju mund të mendoni për dy objektiva kryesore:
Tregoni se produktet janë mbreti.
Përqendrohuni në shitjen e imazhit dhe identitetit të dyqanit tuaj.
Të dyja opsionet duhet të përpiqen për të shitur dhe për të tërhequr klientin në dyqanin tuaj. Ka të bëjë me bindjen dhe për t’iu provuar atyre se ia vlen koha për të ndaluar në dyqanin tuaj dhe për t’iu përshëndetur (dhe natyrisht të blejnë). Si mund të jenë produktet mbreti? Mendoni për ; furrat e bukës, dyqanet e bizhuterive, dyqanet e luleve dhe dyqanet hardware – këto vende mund të kenë me germa të mëdha shumëllojshmërinë e mallrave të tyre. Është e vështirë të injorosh një dyqan biskotash që tregojnë biskotat e freskëta të pjekura me sheqer, ose të kaloni në një dyqan magjepsës bizhuterish me diamantë që shkëlqejnë në diell. Nëse nuk ka shembuj të produkteve, por vetëm emri i biznesit tuaj do duhet më shumë kohë që të joshni dikë me dyqanin tuaj. Nëse nuk ka ndonjë gjë me vlerë për kapjen e vëmendjes së tyre, klientët potencial thjesht do të ecin pa u kthyer në dyqanin tuaj!
Kur një klient largohet, ju nuk keni humbur vetëm një klient, ju keni humbur rrjetin e tyre. Edhe nëse konsumatori potencial nuk ble gjë, këtu është momenti kur hyn në lojë marketingu. Një mik mund të ketë parë diçka që i pëlqen një mikut të tij dhe e dërgon të nesërmen në dyqanin tuaj.
Angazhoni klientët tuaj në median sociale
Nuk ka asgjë më të mirë se kur një biznes i vogël është në gjendje të ngacmojë konsumatorët e tyre kur nxjerr produkte të reja apo edhe kur ata thjesht kanë një artikull të ri në magazinë. Për shembull, përdorni Facebook Live për të marrë pak vëmendjen. Sigurohuni të shihni komentet live dhe ofrojuni një mundësi për të bërë një bisedë të shkurtër me audiencën tuaj – por mos dhuroni plotësisht lajmet tuaja!
Këto lloj videosh ngacmuese duhet të nxisin pyetje të tilla si:
“Oh, çfarë është kjo?”
“A keni parë ndonjëherë diçka si kjo?”
“Kur mund ta provoj?”
Duke bërë gjëra të tilla do ta mbajë markën tuaj në krye të vëmendjes dhe kur vjen koha do keni njerëz që do kontrollojnë çdo lajm tuajin.
Jepuni njerëzve një arsye për të qëndruar në biznesin tuaj
Duke bërë një event është gjithmonë një mënyrë e sigurt për të tërhequr njerëz të rinj në derën tuaj. Nuk ka asgjë më tunduese për njerëzit që të marrin pjesë në një event sesa ushqimi dhe pijet falas – ndoshta edhe disa shpërblime.
Dhuroni sende veçanta nga dyqani juaj
Dhuratat janë një ide shumë e mirë për t’i ngacmuar njerëzit në lidhje me biznesin tuaj. Ato iu lejojnë atyre të provojnë produktet dhe shërbimet tuaja pa iu nevojitur të paguajnë para.
Nëse nuk dini se nga t’ia filloni, përpiquni të testoni një nga këto mjetet: Wishpond, Woobox, Rafflecopter, FenixApps.
Festoni një festë të re
Nëse jeni një pronar dyqani kafeje në kërkim të një ideje marketingu, krijoni një festë rreth një arome të caktuar kafeje ose diçka tjetër kreative. Ju mund të vendosni me germa të mëdha “Dita Kombëtare e Kafes”. Jepuni klientëve tuaj gjëra të tilla si: blini një dhe merrni një pa pagesë ose ftoni një grup jazz-i në kafene atë ditë për të ofruar një eksperiencë unike.
Përdorimi i një prej këtyre ideve do iu japë juve, dyqanit tuaj dhe klientëve tuaj një përvojë, e cila do ua kthejë investimin më shpejt sesa e keni imagjinuar. (Lifehack.org/Businessmag.al)