Tre mundësi për të menaxhuar karrierën tuaj në kushtet e një recesioni

Ju keni tre zgjedhje kryesore që mund të bëni në karrierë gjatë një recesioni. Tregu i punës ka të ngjarë të ngadalësohet, me kompanitë që vazhdojnë të reduktojnë vendet e punës, të ulin numrin e punësimeve të reja dhe të tërheqin ofertat e tyre.

Është koha për të marrë masa. Ju mund ta bëni veten tuaj të domosdoshëm në punë, të kërkoni në mënyrë aktive një punë të re ose të mos bëni asgjë dhe të shpresoni për më të mirën.

Të mos bësh asgjë është të bësh diçka

Reklama e sponzorizuar

Nëse nuk ndërmerrni asnjë veprim, ju në fakt e keni ndërmarrë veprimin tuaj. Mungesa e krijimit të një plani është një veprim. Është një deklaratë që ju do t’i nënshtroheni çdo gjëje që mund të ndodhë dhe do ta lini fatin tuaj në duart e të tjerëve.

Në kohë të vështira, njerëzit veprojnë ndryshe. Disa shfrytëzojnë rastin, të tjerë i zë paniku dhe nuk mendojnë dot në mënyrë të qartë, dhe kështu mbulojnë kokën, si strucat, duke shpresuar se gjithçka do të shkojë mirë.

Nëse nuk kontaktoni një rekrutues, nuk shkruani një CV, nuk shfrytëzoni rrjetin tuaj të njohjeve për ndihmë ose nuk e bëni veten të domosdoshëm në punë, ju po krijoni bazat për dështimin tuaj, pasi nuk po merrni në mënyrë aktive kontrollin e punës që bëni.

Bëjeni veten të pazëvendësueshëm

Qëllimi është që ta bëni veten të domosdoshëm për organizatën. Ju do t’i mbijetoni raundeve të pushimeve nga puna, nëse jeni shumë të çmuar dhe të nevojshëm për kompaninë. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shkoni në zyrë pesë ditë në javë. Duke qenë i pranishëm, do të përfitoni nga “paragjykimi i afërsisë”.

Duke ju parë në zyrë dhe duke qenë gjithmonë i zënë, të tjerët krijojnë besimin se ju jeni thelbësor për kompaninë. Krahasuar me të gjithë të tjerët që shihen më së shumti vetëm kur janë në videokonferenca, kjo ju bën të dalloheni nga të tjerët.

Flisni me menaxherin tuaj dhe pyetini ata për qëllimet dhe për objektivat e tyre, si dhe për mënyrën se si mund t’i ndihmoni për t’i arritur ato. Pastaj, bëni gjithçka që keni në dorë për të tejkaluar pritshmëritë. Ju nuk mund të vareni vetëm nga shefi juaj.

Ata mund të mos kenë fuqi të mjaftueshme për t’ju shpëtuar gjatë një reduktimi masiv të numrit të punonjësve. Me më pak njerëz në zyrë, pasi të tjerët janë duke punuar nga distanca ose në mënyrë hibride, ju keni më shumë mundësi për të takuar lojtarët kryesorë brenda kompanisë.

Filloni të kërkoni për një punë të re

Pasi përpiqeni ta bëni veten tuaj të pazëvendësueshëm, mund të mendoni se nuk ka më asnjë shpresë. Sido që të ndodhë, është mirë që të kërkoni për një punë tjetër.
Nëse mendoni se do të largoheni nga puna në reduktimin e ardhshëm të stafit që do të bëhet, hiqni ҫdo barrierë dhe filloni të kërkoni në mënyrë agresive për një punë të re.

Nëse jeni relativisht të sigurt se do t’i mbijetoni shkurtimeve të vendeve të punës, filloni të kërkoni një punë tjetër në qetësi.

Përditësoni CV-në tuaj dhe profilin në LinkedIn. Përpiloni një listë të kompanive për të cilat do të dëshironit të punoni. Gjeni ata persona në rrjetin tuaj që mund të njohin njerëzit e duhur në organizatat ku synoni të shkoni.

Kërkojuni atyre që ju t’ju rekomandojnë. Personeli i punësimit gjithmonë i vlerëson dhe i respekton referencat. Nëse kandidati është i përshtatshëm, kompania me kënaqësi do t’ju thërrasë për një intervistë ose, të paktën, do të ketë një bisedë të shkurtër, joformale.

Praktikohuni përpara se të shkoni në intervistë, në mënyrë që të mund të shkëlqeni kur të vijë momenti i duhur. /Forbes