Pasuria e të varfërve përfaqësohet nga fëmijët e tyre, ndërsa ajo e të pasurve nga prindërit e tyre. (Massimo Troisi)
Një i afërm i varfër, kush e di pse – është gjithmonë një i afërm i largët. (César-Francois-Adolphe)
Pasuria është një shërbëtore e mirë, por një dashnore e keqe. (Francis Bacon)
Mos u besoni atyre që premtojnë t’iu bëjnë të pasur nga mëngjesi deri në mbrëmje. Si rregull ata janë ose budallenj ose mashtrues. (Carlo Kolodi)
Për të përbuzur paranë, duhet të kesh shumë prej saj. (Catherine Deneuve)
Shumë personave nuk i mungojnë veçse paratë për të qenë të ndershëm. (Carlo Dossi)
Ekzistojnë dy raste në të cilat njeriu nuk duhet të spekullojë në bursë:kur nuk ka, dhe kur ka para. (Mark Twain)
Mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme se ata që mendojnë se paratë mund të bëjnë gjithçka, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për t’i pasur ato. (Benjamin Franklin)
Për tregtarin, edhe ndershmëria është një spekulim. (Charles Baudelaire)
Paraja është si seksi:nëse nuk e ke, nuk mendon për asgjë tjetër. Po në rast se e ke mendon për ndonjë gjë tjetër. (James Baldwin)
Zemra është një thesar që nuk shitet dhe as blihet, por vetëm dhurohet. (Gustave Flaubert)
Mirënjohja është një borxh që zakonisht akumulohet, ashtu siç ndodh me shantazhet:sa më shumë paguani, aq më shumë ju kërkojnë. (Mark Twain)
Një mik është dikush që e njohim mjaftueshëm sa për t’i marrë para hua, por jo aq shumë sa t’i japim borxh. (Ambrose Bierce)
Në rast se shihni çdo gjë që është nxjerrë në shitje, do të zbuloni shumë gjëra ku mund të bëni edhe pa to. (Sokrati)
Psikiatri është një djalosh që iu bën shumë pyetje të shtrenjta, të cilat gruaja juaj ua bën falas në shtëpi. (Woody Allen)
Prindërit që presin mirënjohje nga fëmijët, janë si ata fajdexhinjtë që rrezikojnë me dëshirë kapitalin, për të fituar interesin. (Franz Kafka)
Njerëzit janë shfaqja më e madhe në botë. Dhe nuk paguani asnjë biletë. (Charles Bukowski)
Liria e vërtetë individuale, nuk mund të ekzistojë pa sigurinë dhe pavarësinë ekonomike. Njerëzit e uritur dhe të papunë, janë lënda e parë e krijimit të diktaturave. (Franklin Delano Roosevelt)
Paratë s’mund të blejnë miqtë, por ato mund t’iu dhurojnë një grup të mirë armiqsh. (Spike Milligan)
Liria ekonomike është një kusht i nevojshëm për liri politike. (Luigi Einaudi)
Seksi është si paraja. Vetëm kur ka shumë, është mjaftueshëm. (John Updike)
Koprracia në pleqëri është qesharake:çfarë mund të jetë më shumë absurd, se të grumbullosh rezerva për rrugëtimin, kur jeni pranë fundit. (Ciceroni)
Kur të keni prerë pemën e fundit, kur të keni kapur peshkun e fundit, kur të keni ndotur lumin e fundit, atëherë do të zbuloni se paraja s’mund të hahet. (Proverb Indian)
Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën. (Friedrich Niche)