1 milion e 267 mijë e 751 udhëtarë më pak ka pasur Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” gjatë 2020-tës, krahasuar me vitin 2019-të. Kjo shkak i përhapjes së virusit korona. Ndërsa gjatë vitit që lamë pas janë realizuar 8 mijë e 878 fluturime më pas se sa në vitin 2019-të, ku numri total i fluturimeve ishte 17 mijë e 370.
Kështu kanë bërë të ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” nëpërmjet një komunikate për media lidhur me ndikimin e pandemisë gjatë vitit 2020.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari ‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767.Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350”, thuhet në komunikatën për media.
Destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020-të kanë qenë Zvicra me 41,41%, Gjermania 31,87%,Turqia 13,14%, Austria 5,10%, Mbretëria e Bashkuar-UK 3,53%, Suedia 1,74%, Belgjika 1,42% etj.
Përkundër gjithë kësaj thuhet se “Adem Jashari” ka pasur një performancë që e liston në top listën e aeroporteve me perofrmancë të mirë.
“Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50% krahasuar me vitin 2019 ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prëj -51,17%. Megjithatë, ANP ‘Adem Jashari’ ka pasur njё performancё qё e liston nё top listen e aeroporteve me performancё tё mirё pёrkundёr pandemisё. Një rënie e tillë në numër të fluturimeve dhe udhëtarëve vjen si pasojë e pandemisë Covid-19”, thuhet tutje në komunikatën për media.