Sipas tremujorit të tretë 2020 të Anketës së Fuqisë Punëtore në Kosovë ka pasur 120,348 persona të moshës 15- 64 vjeç, që ishin të papunë, 76,272 nga të cilët ishin meshkuj dhe 44,076 femra.
Shkalla e papunësisë ishte 24.6 %, më e lartë ishte tek femrat me 33.1% se sa te meshkuj, 21.5 %.
“Krahasuar me tremujorin paraprak të AFP-së (TM2-2020) në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 2.6%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 4.2%, përderisa te femrat kemi rritje me 1.7%”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2019) të AFP-së në Kosovë, kemi rritje të shkallës së papunësisë me 0.1%, ku kemi rritje te meshkujt me 1.3% përderisa te femrat kemi rënie të shkallës së papunësisë me 3.3%. /Buletini Ekonomik/