Audi planifikon të prodhojë vetura elektrike

së fundi marka e makinave “Audi” po bashkohet me prodhuesin më të vjetër të Kinës FAW për të prodhuar automjete elektrike luksoze.

Vlen të cekët se FAW është prodhuesi i tretë më i madh i makinave në Kinë dhe numëron limuzina Hongqi – ose Red Flag.

Ajo ka bërë përpjekje të fitojë terren në tregun më të madh të makinave elektrike në botë kundër konkurrentëve vendas si Geely dhe SAI, shkruan BBC.

Reklama e sponzorizuar

Fabrika e re e ndërmarrjes së përbashkët do të ndërtojë modele plotësisht elektrike të Audisë.

Objekti prej 4.6 miliardë dollarësh është vendosur të hapet në vitin 2024 në Chungchun.