Raporti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Bashkimin Europian u rrit në 89,8% në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020.
Në mes të ndikimit të politikave për përgjigje të masave për parandalimin e COVID-19, raporti u rrit nga 87,7% në tremujorin e mëparshëm dhe 79,2% në tremujorin e tretë të vitit 2019, njoftoi Zyra statistikore evropiane, Eurostat.
Shifra në zonën e euros, 19 nga 27 anëtarët e BE-së që përdorin euron, arriti 97,3% në tremujorin e tretë të vitit 2020, nga 95,% në tremujorin e mëparshëm dhe 85,8% në tremujorin e tretë të vitit 2019.
”Rritjet janë shkaktuar nga dy faktorë, borxhi qeveritar në rritje të konsiderueshme dhe PBB-së në rënie”, theksoi Eurostat.
Vendet me raportin më të lartë të borxhit të përgjithshëm qeveritar ndaj PBB-së në bllok janë Greqia 199,9%, Italia 154,2% dhe Portugalia me 130,8%. /atsh