Miratohet rezoluta e VV-së për adresimin e rritjes së çmimeve

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës është miratuar rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve të produketeve bazë në vend. 

Me 61 vota për deputetët sot kanë miratuar këtë rezolutë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve.

Nga Qeveria është paralajmëruar një ligj për caktimin e marzhës së fitimit maksimal për produktet bazë, sikurse kufiri maksimal i çmimit të derivateve muajin e kaluar.

Reklama e sponzorizuar