Edhe përkundër rritjes së theksuar të Bitcoinit, kjo valutë gjatë javës së fundit ka pësuar rënie.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është nën nivelin e 35 mijë dollarëve.
Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.
Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.
Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 988 milionë dollarë, ku përbën mbi 65 për qind të tregut të këtyre valutave.