Corrent, monedha speciale për ta stimuluar ekonominë

Një qytet çek së shpejti do të nxjerrë monedhën e tij të veçantë COVID, “Corrent”, si pjesë e një projekti për të ndihmuar bizneset lokale të prekura nga mbylljet për shkak të pandemisë, njoftoi sot autori i projektit.

Falë këtij programi, emri i të cilit është një bashkim i fjalëve “coronavirus” dhe “currency” (valutë), banorëve të Kijovit do t’u shpërndahen para për t’i shpenzuar në dyqanet lokale, restorantet ose kinematë.

Reklama e sponzorizuar

“Projekti buron nga nevoja për të ndihmuar një ekonomi të varfër”, tha ekonomisti Pepe Rafaj.

Synimi është që banorët të shpenzojnë para dhe të rrisin të ardhurat e tregtarëve lokalë dhe, si rrjedhojë, të ardhurat nga taksat për shtetin.

Bizneset ndërkombëtare nuk preken nga programi.