Sektori privat i eurozonës sërish në tkurrje

Sektori privat i zonës euro u tkurr për të dytin muaj radhazi, në dhjetor, ndërsa aktiviteti i shërbimeve në prodhimin ekonomik vazhdon zvarritjen, sipas të dhënave përfundimtare të lëshuara dje nga IHS Markit.

Indeksi i prodhimit të përbërë u ngjit në 49,1 në dhjetor, nga 45,3 një muaj më parë.

Rezultati përfundimtar ishte më i ulët se rezultati i mëparshëm prej 49,8 dhe një lexim nën 50 sugjeron tkurrje.

Reklama e sponzorizuar

“Ndërsa të dhënat tregojnë një rënie të ripërtërirë të PBB-së së zonës euro në T4, rënia duket se ka qenë shumë më pak e rëndë sesa në T2, në sajë të rritjes së fortë të prodhimit, të tregtisë globale dhe edhe ngaqë bllokimet kanë qenë më pak të rëndë se më parë gjatë vitit”, tha Chris Williamson, kryeekonomist në IHS Markit.

Të gjitha ekonomitë, përveç Irlandës, regjistruan një tkurrje, megjithëse ritmet e rënies u lehtësuan dukshëm, si në Francë ashtu edhe në Spanjë.

Italia ishte në performancën e saj më të keqe, sepse aktiviteti i sektorit të shërbimeve vazhdoi të tkurrej dukshëm./atsh