Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ”, njofton konsumatorët, është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj, deri në përfundim të sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vendndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim.