Dogana kryen aksion në pesë barnatore të Prishtinës, gjejnë barna të kontrabanduara

Dogana e Kosovës sot ka kryer kontrolle në pesë barnatore nën dyshimin për barna të kontrabanduara.

Këtë ia ka konfirmuar KOHËS, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i cili thotë se aksioni është kryer me qëllim të luftimit së kontrabandës dhe ekonomisë informale.

Reklama e sponzorizuar

“Me këtë rast dhe me të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tashmë kontrolli është duke u vazhduar me mandat të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe është zgjeruar edhe në objektet përcjellëse të këtyre barnatoreve”, ka thënë ai.

Kontrollet janë duke u zhvilluar akoma.