Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë thënë se përkundër që kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të plotësohen kërkesat e tyre për vazhdimin e pagesës së pakos ekergjente, një gjë e tillë nuk po bëhet.
Nga kjo sindikatë kanë paralajmëruar protesta për siç kanë thënë ata diskriminimin që u është bërë.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Sindikata e Policisë së Kosovës, tash e një kohë të gjatë kerkon me ngulm nga Qeveria e Republikës së Kosoves ralizimin e kërkesave të tyre të parashtruara kohë më par. Kërkesa këto që ishin vazhdimi i pagesës së pakos emrgjente për të gjithë punonjësit e PK-ës, pa dallim pozite dhe njësie, dhe fillimi i pagesës së shujtës (ushqimore) sipas zotimit për realizim nga muaj Janar 2021 për të gjithë Punonjesit e Policisë së Kosovës.
Mirëpo edhe pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të një pas njëshme, akoma nuk ka asnjë përgjigje sa i per ketë ralizimit të këtyre kërkesave sipas zotimeve. Sepse jo të gjithë zyrtarët policor janë duke u përfshirë në pagesën e pakos (shtesës prej 100 eurosh). Ndërsa për shujten ushqimore nuk kemi përgjigje se do paguhet sipas legjislacionit në fuqi, por edhe sipas zotimeve se do filloi nga ky fillim vitë.
Andaj duke par ketë Këshilli drejtues i SPK-ës, sot me datën 21.01.2021 në takimin e mbajtur ka vendos që të paralajmeron protesta duke parë shqetësimin, diskriminimin dhe anashkalimin e punonjeseve të PK-së. Dhe mu për ketë kërkojmë reflektim të shpejtë dhe konkret të Qeverisë së vendit, pasi që zgjedhja e veprimeve tona sindikale tashmë do jetë vetëm protesta.