Bordi i MCC-së aprovon Programin Kompakt për Kosovën në vlerë mbi 200 milionë dollarësh

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ka njoftuar sot se ka marrë lajmin që Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Ky program njëherit është edhe investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, që sipas Rizvanollit, është edhe një gurthemel që mundëson tranzicionin energjetik të vendit tonë.

Reklama e sponzorizuar

“Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata”, përfundon reagimi i minstres Rizvanolli në facebook. /Buletini Ekonomik/