Pandemia ka ndikuar për të mirë në një aspekt. Ekspertët dhe qytetarët vlerësojnë se gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes cilësia e ajrit ka qenë më e mirë.
Eksperti i mjedisit Zeqir Veselaj, tha se Covid-19 dhe mos daljet e shpeshta të qytetarëve janë faktorë që kanë ndikuar në cilësinë e ajrit.
“Pandemia ka pasur një ndikim qoftë në aspektin lokal por edhe global”, tha ai për RTK’në.
Edhe qytetarët ndajnë të njëjtin mendim.
Ndërsa Shkumbin Shala nga Instituti Hidrometeorologjik ka bërë një krahasim në mes të cilësisë së ajrit më 2019 dhe 2020.
“Këtë vit ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme të dihet se sa ka qenë impakti i izolimit në cilësinë e ajrit dhe ky impakt veç vërehet’, tha ai.
Vitet e fundit, Kosova është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë.