Prodhimi i qymyrit në Kinë u rrit vitin e kaluar në nivelin më të lartë që prej vitit 2015, pavarësisht premtimit të Pekinit për të ulur konsumin e lëndës ndotëse.
Nxjerrësi dhe konsumuesi më i madh në botë i qymyrit, ka prodhuar 3.84 miliardë ton qymyr në vitin 2020, sipas të dhënave të zyrës Kombëtare të Statistikave.
Prodhimi kinez ra pas rekordit prej 3.97 miliardë tonë në vitin 2013, ndërkohë që Pekini shkurtoi kapacitetin e tepërt të minierave dhe premtoi konsum më të pastër të energjisë.
Megjithatë, prodhimi po rritet përsëri, prej rritjes së kërkesës industriale dhe kufizimit të importeve për të fuqizuar industrinë vendase. Vetëm për muajin dhjetor 2020, prodhimi i qymyrit preku 351.89 milionë ton, një rritje prej 3.2 për qind me bazë vjetore.
Industria e Qymyrit në Kinë ishte ndër të parat që rinisi operacionet kur u qetësuan masat kundër pandemisë COVID-19, ndërkohë që Pekini u përpoq të sigurojë furnizime të mjaftueshme me energji.
Për të stabilizuar çmimet në majë të qymyrit, që prekën nivelet më të lartë që prej vitit 2011, Pekini i kërkoi kompanive të minierave muajin e kaluar që të rrisin prodhimin. /Scan TV/