Nafta u rikthehet fitimeve

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin më tepër detaje mbi planin e stimujve të qeverisë së re amerikane. Gjithashtu, çmimet janë mbështetur nga të dhënat në Kinë, që treguan se prodhimi nga rafineritë u rrit me 3%, gjatë vitit 2020.

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, ndërkohë që investitorët po presin me interes ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden. Në treg ekziston optimizmi se stimujt e qeverisë do të mbështesin ekonominë amerikane dhe atë globale. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 56 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 53 dollarë për fuçi.

Gjithashtu, tregjet janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave dhe te komentet e Sekretarës së Thesarit, Janet Yellen, e cila tha se nevojiten më shumë stimuj për ekonominë. Yellen i bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të veprojnë në përmasa të mëdha, nëpërmjet paketës së ardhshme të ndihmave. Gjithashtu, çmimet janë mbështetur nga të dhënat në Kinë, që treguan se prodhimi nga rafineritë në vend u rrit me 3%, gjatë vitit 2020. Ndërkohë, Halliburton parashikon një rimëkëmbje të industrisë së naftës dhe gazit gjatë këtij viti.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë uli parashikimin për kërkesën gjatë vitit 2021, por theksoi një rimëkëmbje në gjysmën e dytë të këtij viti, në një total prej 96.6 milionë fuçi në ditë.