Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës dhe Badocit është rritur për mbi 3 metra pas reshjeve të vrullshme atmosferike.
“Niveli i ujit në të dy liqenet , pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë , janë rritë mbi 3 metra. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.
Ditëve të fundit ka pasur reshje të mëdha të shiut në Kosovë ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme janë rritur reshjet e borës.