Hoti e Ramosaj pajtohen për pezullim të punimeve në rrugën pranë Manastirit të Deçanit

Kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, theksojnë se me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në çështjen e Deçanit, u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar t’i përkrahë komunat e vendit për realizimin e projekteve të tyre zhvillimore”, tha kryeministri Avdullah Hoti gjatë një takimi që pati sot me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Duke e vlerësuar edhe një herë rëndësinë e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, përkatësisht Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, kryeministri Hoti ritheksoi se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Por, po ashtu, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia e kësaj rruge për ekonominë dhe cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit dhe më gjer”, tha Hoti, njofton kryeministria.

Hoti e Ramosaj pajtohen të pezullohen punimet në rrugën pranë Manastirit të Deçanit