Bateri të afta të karikohen plotësisht në pesë minuta janë prodhuar në një fabrikë për herë të parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt makinave elektrike që karikohen aq shpejt sa ato makina që ngarkohen me karburant.
Automjetet elektrike janë një pjesë jetike e veprimit për të trajtuar krizën e klimës, por mbarimi i elektricitetit gjatë udhëtimit është një shqetësim për shoferët. Bateritë e reja litium-jon u zhvilluan nga kompania izraelite StoreDot dhe u prodhuan nga Eve Energy në Kinë në linjat standarde të prodhimit.
StoreDot tashmë ka demonstruar baterinë e saj “ekstreme të karikimit të shpejtë” në telefona, dronë dhe skuter. Daimler, BP, Samsung dhe TDK kanë investuar të gjithë në StoreDot, i cili ka mbledhur 130 milion dollarë deri më tani dhe u emërua një Pionier i Financave të Energjisë së Re në Bloomberg në 2020.
Bateritë mund të karikohen plotësisht brenda pesë minutash, por kjo do të kërkonte karikues me energji më të lartë sesa përdoren sot. Duke përdorur infrastrukturën e karikimit në dispozicion, StoreDot synon të japë 100 milje karikim në një bateri makine në pesë minuta në 2025.
Bateritë ekzistuese Li-jon përdorin grafitin si një elektrodë, në të cilën jonet e litiumit shtyhen për të ruajtur ngarkesën. Por kur këto karikohen shpejt, jonet mbingarkohen dhe mund të bëjnë qark të shkurtër.
Bateria StoreDot zëvendëson grafitin me nanogrimca gjysmëpërçuese në të cilat jonet mund të kalojnë më shpejt dhe më lehtë. Këto nano grimca aktualisht bazohen në germanium, i cili është i tretshëm në ujë dhe është më i lehtë për t’u trajtuar në prodhim. /The Guardian/ /SCAN tv/