Sot nënshkruhet marrëveshja 34 milionë dollarësh nga Presidentja Osmani dhe USAID

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të premten, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.

“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID  Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Sipas njoftimit, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.