Sondazhi masiv i nxjerr ndryshimet klimatike si emergjencë globale

Me gjithë pandeminë e koronavirusit, gati dy të tretat e njerëzve në botë i shohin ndryshimet klimatike si emergjencë globale.

Kjo është gjetja kryesore e sondazhit më të madh të opinionit për trajtimin e ngrohjes globale.

Mbi një milion njerëz nga 50 vende të botës morën pjesë në sondazh.

Reklama e sponzorizuar

Gati gjysma e tyre ishin të moshës 14 deri në 18 vjeç.

Sipas sondazhit, konservimi i pyjeve dhe tokave është zgjidhja më e popullarizuar për trajtimin e çështjes.

Sondazhi u organizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Organizatorët i shpërndanë pyetjet e sondazhit përmes reklamave në aplikacionet e lojërave mobile në 50 vende.

“Njerëzit janë të frikësuar, i shohin zjarret në Australi dhe Kaliforni, i shohin stuhitë e kategorisë pesë në Karaibe, i shohin përmbytjet në Azinë Juglindore”, tha Cassie Flynn, këshilltare strategjike e UNDP-së.

“Ata shohin rreth vetes dhe thonë: ky është një problem i vërtetë. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, shtoi Flynn.

Sondazhi u realizua midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.