Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së enjtes janë vjedhur 26 bitcoin në Mitrovicë të Veriut. Rastin në Polici e ka paraqitur poseduesi i kriptovalutave.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Ndërkohë, rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.