Nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës thonë që zgjedhjet e shpeshta pengojnë edhe investitorët e huaj.
Ende nuk janë bërë dy vjet nga zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Ndërsa këtë vit do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale në të njëjtin vit kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.
E kjo gjendje po shihet negativisht në rritjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thonë që edhe pse nuk është e testuar si hipotezë, vërehen investimet e ulëta të të huajve në vend.
Një ndër faktorët që po ndikon në këtë aspekt po shihen edhe programet joadekuate të partive politike në Kosovë në aspektin e zhvillimit ekonomik.
E sipas Zekës fokusi kryesor i tyre do të duhej të ishte ndihma e bizneseve e punonjësve që kanë humbur vendet e tyre të punës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë e ku mbajtja e tyre do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 5 milionë e 651 mijë e 76 euro.