Kuvendi i Kosovës miraton kërkesën e Auditorës së Përgjithshme për t’ia ulur pagën

Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kosovës kanë miratuar kërkesën e Auditorës së Përgjithshme për t’ia ulur pagën.

Sipas vendimit, paga ulët në 2,800 euro nga 3,835 euro që ishte më herët.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë muajit tetor, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kishte miratuar kërkesën e kyreauditores,Vlora Spanca për uljen e pagës.

Në muajin gusht, me 67 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin zgjedhur Spancan në pozitën e Auditores së Përgjithshme.