Aftësitë e kërkuara nga punonjësit ndërkohë që punojnë nga shtëpia

Me më shumë njerëz që sot punojnë nga shtëpia, shumë punëdhënës kanë intensifikuar ofertat e tyre e-learning për të ndihmuar punonjësit të mësojë, të rriten dhe t’u përshtaten mënyrave të reja të të punuarit gjatë pandemisë së koronavirusit. Sipas një raporti mbi tendencat e vitit 2021, të platformës së mësimit virtual Udemy for Business, kurset për mësimin e soft skills janë ndër më të kërkuarit në faqe.

Mes 2019 dhe 2020, numri i orëve të regjistruara për kurse që japin mësime mbi menaxhimin e ankthit është rritur me thuajse 4.000%, ndërkohë që interesi për të mësuar aftësi personale si qëndrueshmëria dhe menaxhimi i stresit pa një rritje treshifrore.

Për soft skills më tipike që zbatohen në vendin e punës, punonjësit kishin më shumë dëshirë të përmirësonin aftësinë e tyre të komunikimit, leadershipin dhe produktivitetin.  Më poshtë është një vështrim më nga afër i argumenteve për çdo kategori, për të cilën ka pasur rritje të kërkesës në vitin e fundit.

Reklama e sponzorizuar

 

Aftësi komunikimi

Aftësi dëgjimi: +1,650%

Komunikimi për biznes: +1,585%

Shkrim profesional: +1,371%

Etiketime në biznes: +1.286

Menaxhimi i konflikteve: +890%

Feedback ndërpersonal: +686%

Shelley Osborne, zëvendëspresidente e Udemy, thotë se është e kuptueshme që gjithnjë e më shumë njerëz po përpiqen të bëhen komunikues më të mirë me kalimin dramatik të të punuarit në distancë, një zgjidhje pa stimujt fizikë në ndërveprimin me njerëzit ballë për ballë, që mund të çojë shumë lehtë në keqkuptime.

Sa i përket argumentit “dëgjim” i cili është më i kërkuari në kurset e komunikimit, Osborne thotë për CNBC Make It se shumë nga këto klasa janë përqendruar te një koncept i quajtur dëgjim i vetëdijshëm, ose aftësia për të qenë qëllimisht i pranishëm në komunikimin mes teje dhe një tjetri duke qenë ndërkohë i vetëdijshëm për ndjenjat dhe nevojat e tjetrit.

“Në një vit ku të gjithë jemi në kërkim të mënyrave për të komunikuar me njëri – tjetrin dhe për t’u ndier të lidhur gjatë paqartësive, është tërësisht e kuptueshme se pse dëgjimi është një ndër aftësitë më të kërkuara” – thotë Osborne.

 

Aftësi Drejtuese

Diversiteti dhe përfshirja: + 1,259%

Marrja e vendimeve: + 1,240%

Mendimi strategjik: + 848%

Lehtësimi: + 816%

Puna në ekip: + 812%

Ndërgjegjësimi kulturor: + 708%

Drejtuesit janë punonjësit që ka më shumë të ngjarë të kalojnë kohë në kurset e mësimit dhe zhvillimit,  kështu që është e kuptueshme që ata të marrin pjesë në kurse që trajtojnë çështjen e diversitetit dhe përfshirjes, duke pasur parasysh lëvizjet e drejtësisë racore që shënuan 2020.

Instruktori i Udemy, Ulysses Smith, thotë se strategjitë efikase të diversitetit, barazia dhe përfshirja trajtohen në trajnime që përqendrohen në vetëdijen personale të identitetit dhe ndikimet e saj dhe në fund të fundit duhet t’i “nxisin njerëzit të veprojnë në mënyra që promovojnë përfshirjen, barazinë dhe përkatësinë”.

Ndër të tjera, punonjësit kanë kërkuar gjithnjë e më shumë kurse për drejtimin, për të përmirësuar aftësitë e tyre vendimmarrëse,  në veçanti në një vit i cili ka vënë në një provë të fortë përshtatjen  e të gjithëve ndaj mënyrave të reja për të drejtuar dhe për t’u përgjigjur ndryshimeve të shpejta të realitetit gjatë pandemisë.

 

Aftësi dhe zakone produktiviteti

Menaxhimi i kohës: +990%

Motivimi: +855%

Zotërimi i përqendrimit: +810%

Vetëdisiplinimi: +791%

Kujtesa: +679%

Arritja e objektivave: +581%

Ndërkohë që kufijtë e punës dhe jetës u ndërthurën me punën nga shtëpia dhe lajmet nga bota ishin një burim shpërqendrimi, punonjësit kërkonin në masë këshilla për organizimin e kohës. “Motivimi nuk është një diskutim për nxitje” thotë Lawrence Miller, instruktore në Udemy.

“Është aftësia për të krijuar një qëllim të denjë, një mjedis skuadre efikas, përdorimi i punës për motivimin e brendshëm dhe përdorimi i potencialit pozitiv në një mënyrë efektive.”Osborne pret që fokusi në rritjen e aftësive të buta të vazhdojë ndërsa puna në distancë bëhet një aspekt më i zakonshëm i  përvojës së punës në përgjithësi. Sipas një parashikimi nga faqja e pavarur Upëork, 73% e ekipeve të biznesit do të kenë punonjës në distancë deri në 2028.

Burimi: CNBC