Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Telegrafi mëson se në aksionin që po zhvillohet në AZHB, është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020. Pas aksionit të Policisë dhe Prokurorisë janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë.
Aksioni është duke vazhduar, ndërkaq pritet arrestimi i disa zyrtarëve në këtë ministri.
Aksionin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa në vendngjarje është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi/Telegrafi/