Dollari digjital në vend të asaj të letrës po bëhet realitet, amerikanët në të ardhmen do të kenë metoda të reja të kryerjes së pagesave

Dollarë amerikan

Presidenti i Bankës Qendrore amerikane, Jerome Powell, në Kongresin amerikan ka thënë se institucioni në krye të cilës është ai – po e shqyrton opsionin e lëshimit të dollarit digjital.

Siç raporton Business Insider, presidenti i Bankës Qendrore Amerikane, theksoi se aktualisht për të është më e rëndësishme kjo detyrë, duke shtuar se ekzistojnë çështje të rëndësishme teknike dhe sistematike që kanë nevojë të zgjerohen, por që janë të lidhura me dollarin digjital, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Powell ka premtuar se do të zgjidh të gjitha problemet teknologjike, duke kërkuar mendimin e opinionit dhe të jetë transparent sa i përket pjesëmarrësve të interesuar.

“Por pavarësisht këtyre tentimeve, dollari amerikan mbetet valutë shumë e rëndësishme në botë, por Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jetë shteti i parë që ka nxjerrë valutën digjitale, ka thënë Powell, duke theksuar se një gjë e tillë duhet bërë në mënyrën e duhur.