Fuqia e marketingut dhe marrëdhëniet me publikun

Marrëdhëniet me publikun nënkuptojnë saktësisht këtë gjë – marrëdhëniet me publikun! Është veçanërisht e rëndësishme të thuash se nënkupton – publicitet – histori falas mbi ty dhe kompaninë tënde në gazeta, revista, radio dhe televizion apo çfarëdo lloj media-je tjetër. Nënkuptohet çdo marrëdhënie që ke me këdo. Në fakt, forma publike e marrëdhënieve është marrëdhënia njerëzore.

Këtu rreshtohet çfarë ka rëndësi mbi publicitetin: është falas! Është shumë i besueshëm. Të jep ty dhe kompanisë tënde shumë besueshmëri dhe lartësi. Të ndihmon të krijosh identitetin e biznesit tënd. Të jep autoritet. Lexohet nga shumë njerëz. Kujtohet lehtë.

Shumë sipërmarrës mendojnë se nuk ka publicitet të keq, dhe përsa kohë nxjerr emrin para publikut, gjithçka është në rregull. Por, shumë Guerrilla e dinë se publiciteti i keq vjen nga marketingu i përhapur gojazi, i njohur për përhapjen më të shpejtë sesa vet flaka.

Reklama e sponzorizuar

Publiciteti i keq nuk të bën mirë. Publiciteti i mirë është një mrekulli!

Disa elementë jo të mira mbi publicitetin:

– Nuk ka kontroll mbi të. Përsëritet rrallë. Nuk mund ta blesh atë. Normalisht, publiciteti është një armë e shkëlqyer në arsenalin e marketingut. Dhe çdo plan marketingu që dështon të përfshijë disa efekte të marrëdhënieve me publikun është një plan marketingu që nuk ka treguar veten tërësisht.

Marrëdhëniet me publikun ofrojnë, si përfitim shumë të vlefshëm, dekada në pushtet. Riprintimet e publicitetit të mirë mund të fragmentohen, të bëhen pjesë e broshurave, të përfshihen nëpër reklama, të vendosen nëpër fletushka dhe të kërkojnë besueshmëri të madhe.

Dita kur historia lind, është e mrekullueshme, por vitet në vazhdim janë kur fuqia e marketingut lulëzon.

Faktori i vetëm i rëndësishëm në bërjen e publicitetit falas është dhënia e lajmeve të vlefshme për t’u publikuar. Media e lajmeve kërkon lajme dhe nëse ti i ke ato je pikërisht ajo çka media po kërkon. Në vend që të paguash para për publicitetin, ti paguan me punë: telefonata, letra, kohe, vendosmëri dhe shumë përforcim. Kjo përpjekje do ia vlejë. Njerëzit që e përhapin atë thonë se marrëdhëniet me publikun kanë të bëjnë me përfitimet. Kur cirku vjen në qytet dhe lë një shenjë , ky është marketing.

Nëse vendos këtë shenjë në të pasmet e një elefanti edhe e shëtit elefantin nëpër qytet, ky është një promovim për shitje. Nëse elefanti, me shenjën në të pasmet e tij kalon nëpër një kopësht me lule dhe gazeta e raporton këtë gjë, ky quhet publicitet. Nëse arrin të bësh kryetarin e bashkisë të qeshë, të fal elefantin dhe të shkojë deri në cirk pa emocione, atëherë je shndërruar në një agjent Guerrilla PR.

Pa publicitet ndodh një gjë: asgjë!

Marrëdhëniet me median duhet të gjenerojnë përfitime të ndërsjellta. Dëshiron që media jote t’i bëjë publicitet produktit apo shërbimit tënd, serviri asaj histori të publikueshme.

Mbaj gjithmonë në mendje këto katër rregulla:

– Ti je një burim për median.

– Mos e merr asnjëherë personale.

– Media mund të ndryshojë rregullat, por jo ti.

– Ajo çka mendon një troftë gjithë kohën është ushqimi dhe ajo çka media mendon është ajo çka ti mund të bësh për të dhe për audiencën.

Të jesh në listën e më të mirëve me anëtarët e medias jep rëndësi dhënies së lajmeve për të publikuar. Gati 80 për qind e paketës mediatike flaken pa u lexuar. Por, duke njohur njeriun tek i cili e dërgon atë do të të mbajë larg nga koshi i mbeturinave.

Komunikimi në marketing – në veçanti, reklamimi – është i shtrenjtë dhe i ekspozuar në tregun që është vazhdimisht në rritje në formë të rrëmujshme.