Gjermania ka nevojë për punëtorë edhe në kohë krize

Problemet me vizat e punës mbeten, ndonëse Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj, transmeton albinfo.ch.

Ani pse janë mbyllur shumica e bizneseve në këtë shtet, Gjermania, pavarësisht kësaj, ka nevojë për fuqi punëtore në shumë sipërmarrje.

Reklama e sponzorizuar

Edhe në vitin 2021, Gjermania do të ketë nevojë për punëtorë të huaj, përkundër pandemisë korona.

Kjo tregohet edhe përmes një sondazhi, i cili u bë nga një Fondacion gjerman, me përfaqësusesit e sipërmarrjeve në Gjermani, sipas së cilës 54% e sipërmarrjeve do të kenë nevojë për punëtorët e huaj.

Nevoja më e madhe për punëtorë të huaj në Gjermani ka për sektorin e shëndetësisë dhe ndërtimtaria. /Albinfo.ch/